COVID-19 Global economic Recession. Depressed woman desperate not able to pay rent and expenses. Worker affected by global economic recession amid to Coronavirus job losses and financial impact.

Një në tre pacientë të mbijetuar nga infeksione të rënda me COVID-19 kanë zhvilluar çrregullime të ndryshme të shëndetit mendor brenda gjashtë muajve nga shërimi, tregoi një studim i ri.

 

Studimi, i kryer nga Universiteti i Oksfordit dhe botuar në revistën “The Lancet Psychiatry”, zbuloi se 34% e pacientëve që u shëruan nga COVID-19 përjetuan çrregullime të shëndetit mendor dhe neurologjik.

Studimi, i cili përfshiu 236.379 pacientë, u krye në vazhdën e shqetësimeve në rritje për efektin psikologjik të COVID-19 te të mbijetuarit.

Një studim i mëparshëm nga i njëjti grup kërkimor zbuloi se pacientët janë në një rrezik në rritje të ankthit dhe çrregullimeve të humorit në tre muajt e parë.

”Këto janë të dhëna në botën reale nga një numër i madh i pacientëve. Ato konfirmojnë nivelet e larta të diagnozave psikiatrike pas COVID-19 dhe tregojnë se gjithashtu ndodhin çrregullime serioze që prekin sistemin nervor, të tilla si goditjet në tru dhe demenca. Gjersa kjo e fundit është shumë më e rrallë, ato janë domethënëse, veçanërisht tek ata që kishin gjendje të rëndë të COVID-19”, tha Paul Harrison, autori i studimit.

“Megjithëse rreziqet individuale për shumicën e çrregullimeve janë të vogla, efekti në gjithë popullatën mund të jetë thelbësor për shëndetin dhe sistemet e kujdesit shoqëror për shkak të shkallës së pandemisë”, theksoi Harrison.

Ai tha se sistemeve të kujdesit shëndetësor duhet t’u jepen burime adekuate për të “trajtuar nevojën e parashikuar, si brenda shërbimeve të kujdesit parësor, ashtu dhe atij sekondar”.

Studimi paralajmëroi se diagnozat e demencës dhe goditjes në tru ishin të rralla dhe duhen marrë seriozisht nga shërbimet shëndetësore.